Me thikë kërkoi para në lokal, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Me thikë kërkoi para në lokal, arrestohet i dyshuari

Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Një tentim-grabitje është raportuar të ketë ndodhur gjatë orës 01:30 të së martës në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.

Sipas Policisë, viktima – një femër kosovare – ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës, një person ka hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë ka tentuar të marrë para.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku përmes kamerave të sigurisë ka arritur ta identifikojë të dyshuarin. Ai është arrestuar pak më vonë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej.

"Rr. Zagrebi, Prishtinë 26.11.2025 – 01:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës, i dyshuari mashkull kosovar, ka hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë thikë, ka tentuar të kryej grabitje duke kërkuar para. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga kamerat e sigurisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat