Aksident mes tri veturave në hyrje të Istogut, dy të lënduar

Kronikë

Aksident mes tri veturave në hyrje të Istogut, dy të lënduar

Më: 29 nëntor 2025 Në ora: 23:46
Aksident mes tri veturave në hyrje të Istogut

Rreth orës 22:00 të së shtunës, një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Istogut, ku janë përfshirë tri vetura.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar  se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

“Njësitet përkatëse të hetuesve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimet për të zbardhur se çfarë ka ndodhur. Deri më tani nuk kemi informacione të tjera shtesë”, tha Gashi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat