​Vrasja e qenit që alarmoi fshatin, i dyshuari dorëzon armën

Kronikë

​Vrasja e qenit që alarmoi fshatin, i dyshuari dorëzon armën

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në polici se qeni i tij ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari R.S., 27 vjeç, duke rezultuar në ngordhjen e kafshës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Doganaj të Kaçanikut, ku patrulla policore dhe hetuesit e stacionit të Kaçanikut kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar tre gëzhoja të pistoletës së përdorur.

I dyshuari është vetëdorëzuar në stacionin policor, ku ka dorëzuar armën e zjarrit një pistoletë, si dhe nëntë fishekë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij janë iniciuar tri vepra penale: Armëmbajtje pa leje, Përdorim i armës së zjarrit, dhe Keqtrajtim i kafshëve.

Pas intervistimit, R.S. është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat