Një grua kosovare ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga një mashkull kosovar. Rasti është evidentuar më 30 nëntor 2025, rreth orës 20:50, në Prishtinë.
Sipas policisë, menjëherë pas raportimit, është bërë konsultimi me prokurorin e shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e procedurës së rastit ndaj të dyshuarit.
Ndaj tij është ndërmarrë procedura ligjore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
"Prishtinë / 30.11.2025 – 20:50. Është raportuar se viktima femër kosovare përmes mesazheve në telefon ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar rast dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.