Arrestohen dy burra në Malet e Pashtrikut, postuan video duke shtënë me armë zjarri

Kronikë

Arrestohen dy burra në Malet e Pashtrikut, postuan video duke shtënë me armë zjarri

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Dy burra janë arrestuar të hënën në Malet e Pashtrikut, pasi kishin ndarë një video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.

Policia e Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri automatike e kalibrit të panjohur.

Derisa me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kishin postuar video në rrjete sociale ku ata shiheshin duke shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri automatike e kalibrit të panjohur. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton raporti 24-orësh i PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat