U lëndua në vendin e punës, gjilanasi po trajtohet në emergjencë

Kronikë

U lëndua në vendin e punës, gjilanasi po trajtohet në emergjencë

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Një person është lënduar aksidentalisht në vendin e punës në Gjilan.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të martën paradite, në rrugën  “7 Shtatori”.

Viktima nga ana tjetër, ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e qytetit.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar është lënduar aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat