Aksident mes dy vetura në Dollc të Klinës, tre të lënduar

Kronikë

Aksident mes dy vetura në Dollc të Klinës, tre të lënduar

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 20:33
Foto ilustruese

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:20 në Dollc të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoj se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Gashi bëri të ditur se si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Rreth orës 17:20 minuta policia është njoftuar për një aksident në Dollc të Klinës, magjistralen Pejë-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në Emergjencë të Spitalit Rajonal në Pejë, lëndimet nuk janë seriozë”, tha Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat