​Dhunë psikike ndaj nënë së vet, arrestohet një vajzë

Kronikë e zezë

​Dhunë psikike ndaj nënë së vet, arrestohet një vajzë

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të dhunës në familje të regjistruara brenda pak orësh në Prishtinë.

Rreth orës 10:00, është arrestuar një vajzë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së saj. E dyshuara është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Më herët, rreth orës 00:20, policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht partneren e tij.

Edhe në këtë rast, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet në paraburgim.

Hetimet për të dy rastet janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat