Zhduken dy persona, njëri në Prishtinë e tjetra në Skenderaj

Kronikë

Zhduken dy persona, njëri në Prishtinë e tjetra në Skenderaj

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar zhdukjen e dy personave në vend.

Një burrë nga Prishtina është larguar nga shtëpia të shtunën dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Po ashtu, një grua nga Skenderaj, është raportuar e zhdukur pasi ka dalë nga shtëpia të njëjtën ditë dhe nuk është kthyer më.

Policia përmes raportit 24-orësh nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat