Prishtinë: Raportohet zhdukja e një burri, policia nis kërkimet

Kronikë

Prishtinë: Raportohet zhdukja e një burri, policia nis kërkimet

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 09:15
Ilustrim

Policia ka njoftuar se një burrë kosovar është raportuar i zhdukur, pasi ka dalë nga shtëpia më 6 dhjetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit, dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Familjarët kanë raportuar rastin një ditë më vonë, më 7 dhjetor, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e tij.

Policia ka nisur procedurat e zakonshme hetimore dhe po punon për lokalizimin e personit të zhdukur.

"Prishtinë / 06.12.2025 – 07:00. Më 07.12.2025 është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat