I kërkuari për tentim-vrasje kapet në një fitnes në Ferizaj

Kronikë e zezë

I kërkuari për tentim-vrasje kapet në një fitnes në Ferizaj

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

F.M., 36-vjeçari i kërkuar për tentim vrasje është kapur nga Policia e Kosovës në një fitnes në Ferizaj.

Sipas njoftimit të PK-së, sot në orën 18:00, Njësia e Reagimit të Shpejtë ka pranuar një informatë se personi i kërkuar ndodhej në një klub fitnesi në Ferizaj.

Pas pranimit të informacionit, tri ekipe të NJRSH-së kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë realizuar arrestimin e tij.

Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 2 vjet e 6 muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat