Zjarr në një market në Tophane të Prishtinës

Kronikë e zezë

Zjarr në një market në Tophane të Prishtinës

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 22:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka kapluar marketin “Viva Fresh Store” në lagjen Tophane në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandant i brigadës së zjarrfikësve,  Abdusamed Shkodra.

Ai bëri të ditur se zjarri nuk e ka përfshirë të gjithë objektin, por vetëm zyrën e administratës.

Derisa bëri të ditur se për momentin nuk ka rrezik dhe çdo gjë është nën kontroll.

“Zjarri shpërtheu në orën 21:00, dhe bëhet fjalë për deponë e Vivës, ku në brendësi ka shpërthyer zjarri në zyrën e administratës. Vetëm për këtë zyrë bëhet fjalë. Nuk ka rrezik dhe çdo gjë është nën kontroll”, tha Shkodra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat