Në Hajvali të Prishtinës, më 08 dhjetor 2025, një grua kosovare ka raportuar në polici se vajza e saj 16-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe që nga atëherë nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime, ndërsa njësitë përkatëse po punojnë për gjetjen dhe kthimin e saj të sigurt.
"Hajvali, Prishtinë 08.12.2025 – 07:00. Ankuesja femër kosovare, raporton se vajza e saj 16-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Rasti nën hetime", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës