Një person është arrestuar nën dyshimin se ka frikësuar viktimën që e kishte raportuar një rast të fajdesë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë dhe u iniciua si “Frikësim gjatë procedurës penale”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Prishtinë 09.12.2025 – 08:00. Gjatë një pune hetimore në lidhje me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte frikësuar viktimën mashkull kosovar në lidhje me një rast të fajdesë që viktima e kishte raportuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.