Tentoi t’i ikë policisë me qerre, kapet me 21 dele të kontrabanduara

Kronikë

Tentoi t’i ikë policisë me qerre, kapet me 21 dele të kontrabanduara

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Policia ka raportuar për një rast të kontrabandimit të kafshëve në afërsi të fshatit Dumnicë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është vërejtur duke transportuar disa kafshë dhe, në momentin kur ka parë patrullën policore, ka tentuar të ikë nëpër rrugë malore.

Në mjetin e tij të lëvizjes (qerre) janë gjetur 21 krerë dele, të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme ligjore.

I dyshuari më pas është paraqitur vetë në polici. Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin po vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat