Në Prishtinë, dje më 10 dhjetor 2025 rreth orës 19:25, policia ka arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Si viktima, ashtu edhe i dyshuari kanë marrë tretman mjekësor pas incidentit. Policia i ka intervistuar të dyja palët, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
"Prishtinë 10.12.2025-19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.