Rrahje në Prishtinë, shoqërohen tre persona në polici

Kronikë

Rrahje në Prishtinë, shoqërohen tre persona në polici

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Një rrahje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka konfirmuar për RTKlive se sot rreth orës 09:30 është pranuar një informatë për një rrahje në progres në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Pllana ka bërë të ditur se policia po vazhdon hetimet me qëllim të zbardhjes së rrethanave dhe motiveve që lidhen me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat