Aksident i rëndë në Gllarevë të Klinës, tre të lënduar

Kronikë

Aksident i rëndë në Gllarevë të Klinës, tre të lënduar

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 21:18
Ilustrim

Më herët u raportua për një aksident të rëndë trafiku në Gllarevë të Klinës.

Dy vetura u përplasen rëndë mes veti, duke shënuar të dytin aksident të rëndë me radhë, në rrugën nacionale.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi deklaroi për IndeksOnline se tre persona janë lënduar nga ky aksident.

“Aksident mes dy veturave. Tre të lënduar. Janë nisë drejt qendrës së mjekësisë familjare dhe të tre janë me vetëdije” deklaroi Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat