Arrestohet i dyshuari që plagosi një person në Nashec të Prizrenit

Kronikë

Arrestohet i dyshuari që plagosi një person në Nashec të Prizrenit

Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Është arrestuar i dyshuari që plagosi sot me armë zjarri një person në fshatin Nashec të Prizrenit.

Kështu bëri të ditur, toger Tahir Kabashi, i cili shtoi se viktima është hospitalizuar dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Me datën 16.12.2025 rreth orës 12:37 Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një person të plagosur me armë zjarri në fshatin Nashec të Prizrenit. Patrulla policore menjëherë i është përgjigjur informatës ku ka menaxhuar me vendin e ngjarjes”.

“Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore nga urgjenca dhe i njëjti është hospitalizuar për mjekim në spitalit rajonal të Prizrenit. I njëjti sipas mjekeve për momentin është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari lidhur me rastin është arrestuar dhe lidhur me këtë rast është sekuestruar një armë me dy karikator”, thuhet në përgjigjen e Kabashit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat