Shoqërohet në polici një person për transport ilegal të druve

Kronikë

Shoqërohet në polici një person për transport ilegal të druve

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një person është shoqëruar në stacionin policor të enjten rreth mesditës.

Kjo pasi në fshatin Keqekollë u kap duke transportuar dru pa dokumentacionin përkatës.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kishte të ngarkuar rreth 5.5 metra kub dru, për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse.

Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat