Arrestohet i dyshuari për shpërlarje parash dhe mashtrim bankar Kosovë-Suedi

Kronikë

Arrestohet i dyshuari për shpërlarje parash dhe mashtrim bankar Kosovë-Suedi

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme financiare, njofton Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ka të bëjë me dyshime për shpërlarje të parave dhe mashtrim përmes transfereve bankare, ndërsa i dyshuari është mashkull kosovar.

Arrestimi është bërë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar Kosovë–Suedi, ndërsa rasti daton nga 16 marsi i vitit 2022.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat