I gjenden armë në bagazhin e veturës, arrestohet i dyshuari në Dollc të Klinës

Kronikë

I gjenden armë në bagazhin e veturës, arrestohet i dyshuari në Dollc të Klinës

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Dollc të Klinës.

Kjo pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij policia ka gjetur dhe sekuestruar armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, në bagazhin e automjetit të të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe dy karikatorë.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet nga organet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat