Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Istog, arrestohet një person

Kronikë

Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Istog, arrestohet një person

Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Në Banjë të Istogut është raportuar se në shtëpinë e shëndetit është dëmtuar një dritare dhe një derë nga një plumb.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë pa municion.

I njëjti pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

“Banje, Istog  19.12.2025, 10:10. Është raportuar se në shtëpinë e shëndetit është dëmtuar një dritare dhe një derë nga një predhë (plumb). Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë pa municion dhe një karikator i zbrazët. Pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin 24 orësh. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat