Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në Hani i Elezit, nën dyshimin se kanë kryer grabitje nën kërcënimin e thikës ndaj dy shtetasve të huaj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit meshkuj kosovarë dyshohet se, duke përdorur thikë, u kanë grabitur viktimave dy telefona mobilë dhe 115 euro para të gatshme. Pas raportimit të rastit, policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
"Hani i Elezit / 21.12.2025 – 19:00. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit nën kërcënimin e thikës i kishin grabitur dy telefona dhe 115€ para kesh nga dy viktimat meshkuj shtetas të huaj. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.