Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënduar

Kronikë

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënduar

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur gjatë pasdites të së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin Duhël-Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Ai ka bërë të ditur se njësia policore është duke u marrë me procedurat në vendngjarje.

“Rreth orës 13:30, policia është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Njësia policore e trafikut për kontroll të autostradës, njofton se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje”, ka thënë Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat