Aksident trafiku me fatalitet në Graçanicë, arrestohet shoferi

Kronikë

Aksident trafiku me fatalitet në Graçanicë, arrestohet shoferi

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të hënën mbrëma në Graçanicë, ku si pasojë e goditjes nga një veturë ka humbur jetën një këmbësor.

Sipas informatave të Policisë së Kosovës, rreth orës 23:30, një vozitës mashkull kosovar dyshohet se nga pakujdesia ka goditur me veturë një këmbësor, gjithashtu mashkull kosovar, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Është arrestuar i dyshuari, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me fatalitet”. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat