Gjendet një vajzë e zhdukur në Junik, arrestohet bashkëbanuesi

Kronikë

Gjendet një vajzë e zhdukur në Junik, arrestohet bashkëbanuesi

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Një vajzë e zhdukur nga Juniku është gjetur pas disa ditësh kërkimesh.

Ajo ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj disa ditë më parë, tha gazetari Valdrin Daci, gjatë emisionit “Ora 7”.

Ai tha se, sipas informacioneve jozyrtare, vajza është gjetur tek një person, dhe se dyshohet për një lidhje të paligjshme, përfshirë një martesë të mundshme me të mitur.

Për momentin, personi është arrestuar tha Daci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat