Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri

Kronikë

Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturash në Vushtrri, përkatësisht në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur sot, konfirmon zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. 

"Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës 11;00 në rrugën nacionale  Mitrovicë-Prishtinë  segmenti rrugor në Vushtrri.

Në aksident janë përfshirë dy vetura,  ku përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar tre  persona", thuhet në konfirmim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat