Dy të arrestuar për dhunë në familje në Drenas dhe Gjakovë

Kronikë

Dy të arrestuar për dhunë në familje në Drenas dhe Gjakovë

Më: 26 dhjetor 2025 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Drenas dhe Gjakovë, nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Drenas u arrestua një person nën dyshimin se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

“Gllogoc 25.12.2025 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Gjakovë u arrestua një shtetas i Maqedonisë nën dyshimin për dhunë në familje të ushtruar më 23 dhjetor.

“Gjakovë 23.12.2025 – 23:30. Lidhur me rastin, më 25.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat