Vrasje në tentativë në Prishtinë, një person dërgohet për trajtim mjekësor

Kronikë

Vrasje në tentativë në Prishtinë, një person dërgohet për trajtim mjekësor

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur mbrëmjen e 27 dhjetorit 2025 në Sheshin Ibrahim Rugova, Prishtinë.

Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës, viktima mashkull është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një tjetër person mashkull.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se i dyshuari është aktualisht në arrati dhe po kërkohet nga njësitet policore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat