Incidenti në Suharekë: Votën e fotografoi dhe e postoi në rrjete sociale, intervistohet nga policia

Kronikë

Incidenti në Suharekë: Votën e fotografoi dhe e postoi në rrjete sociale, intervistohet nga policia

Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Dita e zgjedhjeve ka qenë përgjithësisht e qetë, por që janë shënuar disa incidente.

Një prej tyre ka ndodhur në Suharekë, ku një person (mashkull kosovar), gjatë votimit ka fotografuar votën dhe ka postuar në rrjete sociale, shkruan në raportin 24 orësh.

“I dyshuari është paraqitur në stacion policor, është intervistuar dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat