Arrestohet i dyshuari se sulmoi fizikisht dy persona

Kronikë

Arrestohet i dyshuari se sulmoi fizikisht dy persona

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se sulmoi fizikisht dy persona.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën në fshatin Gjyrkovc të Shtimes dhe u iniciua si “Lëndim trupor”.

“Fsh. Gjyrkovc, Shtime  29.12.2025 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat