Ngjarje e rëndë në Pejë, gjenden dy të rinjë të vdekur në një vilë

Kronikë

Ngjarje e rëndë në Pejë, gjenden dy të rinjë të vdekur në një vilë

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Sot rreth orës 15:10, Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën e KFOR-it, në një vilë (Vila 03), se dy persona janë gjetur pa shenja jete.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e emergjencës mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy viktimave, një femër dhe një mashkull, të moshës së re.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në koordinim me prokurorinë kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat