Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë persona

Kronikë

Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë persona

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve që ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në hyrjen-daljen e autostradës “Arbën Xhaferi” në hyrje të Lipjanit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:20 është lajmëruar një aksident trafiku të ndodhur në hyrje-daljen e autostradës në Lipijan. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia është marrë me procedurat në vendngjarje”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat