Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Kronikë

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Më: 31 dhjetor 2025 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, ka arrestuar një të dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

"Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, respektivisht njësitit FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë relevante policore, ka realizuar sot arrestimin e një personi të kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar.

Arrestimi është bërë më 31.12.2025, rreth orës 14:00, ndaj një shtetasi të Republikës së Kosovës, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arresti të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë, për vepra të rënda penale të sanksionuara sipas legjislacionit të atij shteti.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në zbatimin e ligjit, me qëllim garantimin e sigurisë dhe sundimit të rendit juridik.", njofton Policia e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat