E rëndë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

Kronikë

E rëndë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

Më: 3 janar 2026 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një rast i rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të 2 janarit, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë të Jugut, ku një foshnjë është dërguar pa shenja jete në repartin e Emergjencës.

Sipas Policisë së Kosovës, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e foshnjës menjëherë pas pranimit në spital.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat