Detaje/ Të shtëna me armë në Gjakovë: Plagoset një vajzë e mitur

Kronikë

Detaje/ Të shtëna me armë në Gjakovë: Plagoset një vajzë e mitur

Më: 3 janar 2026 Në ora: 23:04 Përditësuar në ora: 23:28 më 03.01.2026
Ilustrim

Fat në fatkeqësi, 9-vjeçarja e plagosur në Gjakovë është jashtë rrezikut për jetë

Burimet bëjnë me dije se viktima së pari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, për t’u transportuar më pas në QKUK.

Aktualisht, e mitura është rrugës për në Qendrën Klinike Universitare, teksa burimet pohojnë se e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.

Burime të mediave pohojnë se dy të dyshuarit u përkasin familjeve Kurti dhe Duraku.

Rasti është konfirmuar edhe nga drejtori rajonal i policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Detaje ekskluzive për gjuajtjen me armë në Gjakovë: E plagosur është vajza 9-vjeçare

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan sot në Gjakovë.

Media raportoi më herët se dy persona, si shkak i një konflikti, kanë nxjerrë armët.

Nga ky incident pësoi një vajzë e mitur, 9-vjeçare, e cila ishte kalimtare e rastit.

Burime të mediave pohojnë se dy të dyshuarit u përkasin familjeve Kurti dhe Duraku.

Burimet bëjnë me dije se viktima së pari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, për t’u transportuar më pas në QKUK.

Rasti është konfirmuar edhe nga drejtori rajonal i policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar, megjithëse të dyshuarit janë të njohur për policinë.

Sipas Graishtës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat