Leposaviq- Një personi në Leposaviq gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur 59 mijë e 55 euro të padeklaruara.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën dhe u iniciua si “Shpëlarje parash”.
“Leposaviq / 05.01.2026 – 20:00. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur një shumë parashë të padeklaruara në vlerë rreth 59,055.00€.
Me vendim të prokurorit i janë sekuestruar paratë derisa të dëshmohet origjina e tyre, po ashtu i janë sekuestruar: çertifikata e biznesit, nga ARBK, çertifikata e biznesit nga ATK dhe Z. raporti ditor fiskalë, te cilat si dëshmi do të analizohen. I dyshuari është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.