Vetëplagoset me armë një person në Rahovec

Kronikë

Vetëplagoset me armë një person në Rahovec

Më: 7 janar 2026 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Një person dyshohet se është vetëplagosur me armë në këmbë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Sabedin Hoxha” në Rahovec, ndërkaq i plagosuri ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare,.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes u sekuestruan dy pistoleta, ndërkaq rasti u iniciua si “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Rr. Sadedin Hajda, Rahovec / 06.01.2026 – 15:30. Një mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor në QKMF pasi i njëjti dyshohet se ishte vet plagosur me armë në këmbë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta (njëra me gas), një karikator pa fishekë, një karikator me dy fishekë me gas, një gëzhojë, katër thika dhe një shufër metalike”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti u procedua në procedurë të rregullt.

“Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari vazhdon trajtimin mjekësor”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat