Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një fabrikë, e cila ndodhet në rrugën “Gjergj Sokoli”, në Gjakovë
Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për KosovaPress, objekti është përfshirë nga zjarri rreth orës 16:50.
Ai shtoi se Policia dhe njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Elezaj tha se sipas informatave fillestare, zjarri është i madh, por deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Ai ka bërë të ditur se gjendja do të vlerësohet më saktë pas shuarjes së plotë të zjarrit.
Elezaj: Nuk ka pasoja në njerëz
"Është përfshirë nga zjarri një fabrikë në rrugën Gjergj Sokoli rreth orës 16:50. Policia dhe zjarrfikësit janë dalë në vend të ngjarjes. Zjarri është i madh, i përmasave të mëdha, mirëpo nga informatat që kemi marrë nuk po raportohet për pasoja në njerëz edhe pse mbetet të shihet pas shuarjes së zjarrit", ka thënë Elezaj.