Qytetarit i grabitet çanta me mijëra euro në Prishtinë

Kronikë

Qytetarit i grabitet çanta me mijëra euro në Prishtinë

Më: 9 janar 2026 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një burrë ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur ia kanë vjedhur çantën e krahut në Prishtinë.

Bazuar në raportimin e ankuesit, në çantë kishte 3000 euro, 180 dollarë dhe disa kartela telefonike.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur nga vetura me forcë i kanë grabitur çantën e krahut. Sipas ankuesit, në çantë kishte 3000€, 180 dollar dhe disa kartela telefonike.

Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin e PK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat