Dy këmbësore goditen nga vetura në Prishtinë, arrestohet shoferi

Kronikë

Dy këmbësore goditen nga vetura në Prishtinë, arrestohet shoferi

Më: 11 janar 2026 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Dy këmbësore janë goditur nga një veturë ditën e djeshme në vendkalimin për këmbësorë në Prishtinë, nga një i dyshuar burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat