Dje në mesditë është raportuar një rast vjedhjeje në një objekt fetar në Mitrovicë të Veriut.
Sipas informatave, persona të panjohur kanë vjedhur rreth 127 euro nga ky objekt.
Policia thotë se lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente, të cilat kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve.