Vozitje e rrezikshme tek semaforat e konvikteve në Prishtinë, policia e gjen dhe e gjobit shoferin

Kronikë

Vozitje e rrezikshme tek semaforat e konvikteve në Prishtinë, policia e gjen dhe e gjobit shoferin

Më: 11 janar 2026 Në ora: 18:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit të Policisë së Kosovës ka identifikuar dhe gjobitur një shofer për shkak të vozitjes së rrezikshme në rrugët e Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, shoferi është hasur duke kryer manovra të rrezikshme me veturë, veprime të cilat kanë rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

“Pas identifikimit të tij, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe ndaj shoferit është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në komunikacion, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat