Katër të rinj nga Ferizaj, të gjithë nën moshën 14 vjeç, janë ndaluar nga policia pasi dyshohet se kanë kryer një seri vjedhjesh në qytet.
Sipas raportit të policisë, katër të miturit kishin krijuar një grup për të kryer vepra penale, duke u përqendruar në vjedhjen e bicikletave, skuterëve, telefonave dhe parave, si dhe mjeteve të ndryshme pune. Ata vepronin kryesisht në lokale afariste, markete dhe banesa private.
Autoritetet thanë se të rinjtë janë të përfshirë në të paktën 11 raste, të cilat policia i ka klasifikuar si “vjedhje”, “vjedhje e rëndë” dhe një rast “asgjësim ose dëmtim i pasurisë”, veprime këto të kryera nga tetori 2014 deri më 4 janar 2026.
“Katër të rinj nga Ferizaj, të gjithë nën 14 vjec, kishin krijuar një grup të përbashkët për të bërë punë jo të mira. Ata ishin kordinuar të kryejnë vjedhje, në vende të ndryshme të kësaj komune. Si të përzgjedhura për të kryer veprat e tyre i kishin lokalet afariste, marketet dhe hapësirat banesore. Gjërat që më së shumti preferonin t’i merrnin ishin bicikletat, skuterët dhe telefonat. Nuk i refuzonin as paratë, ndërsa që vidhnin edhe mjete pune e sende të tjera. Të njëjtin ishin përfshirë në të paktën 11 raste të cilësuara nga policia si “Vjedhje”, “Vjedhje e rëndë” dhe një rast “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Këto vepra i kishin kryer nga tetori 2014 deri më 4 janar 2026. Por, 9 ditë pas vjeshjes së fundit, ranë në duart e policisë”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, më 13 janar, 9 ditë pas vjedhjes së fundit, grupi u arrestua në rrugën “Ahmet Kaciku” në Ferizaj. Ata u shoqëruan në stacionin policor si të dyshuar, ndërsa një prej pesë anëtarëve të grupit nuk rezultoi i përfshirë në rastet e dokumentuara.
Policia njoftoi se, duke qenë se të dyshuarit ishin nën moshën e përgjegjësisë penale, ata janë dërguar në një qytet të Kosovës dhe më pas janë dorëzuar prindërve të tyre. Rastet kundër anëtarëve të grupit do të procedohen individualisht në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.
Gjatë hetimeve, policia sekuestruar një skuter dhe dy bicikleta, të cilat do t’u kthehen pronarëve të dëmtuar.
“Ata u ndaluan, si pjesë e një grupi prej 5 vetave, më 13 janar në rrugën Ahmet Kaciku në Ferizaj dhe menjëherë u shoqëruan, si të dyshuar, në stacion. Katër nga ta u identifikuan të kenë qenë të përfshirë në 11 raste penale. Policia njoftoi të mërkurën që duke qenë se të dyshuarit, në kohën e kryerjes së veprave penale, kanë qenë nën moshën e përgjegjësisë penale (nën 14 vjeç), janë dërguar në një qytet të Kosovës dhe më pas u janë dorëzuar prindërve të tyre. Rastet ndaj anëtarëve të këtij grupi janë kompletuar veç e veç dhe do të procedohen në Prokurorinë Themelore të Ferizajt Gjatë hetimeve janë sekuestruar një skuter dhe dy biçikleta, për të cilat policia tha se do t’u kthehen palëve të dëmtuara”.