Dyshohet se sulmoi seksualisht një grua në Podujevë – arrestohet e më pas lirohet

Kronikë

Dyshohet se sulmoi seksualisht një grua në Podujevë – arrestohet e më pas lirohet

Më: 15 janar 2026 Në ora: 11:03
Policia

Një grua dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një burrë në Podujevë.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 janar rreth orës 10:48.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, mirëpo sipas njoftimit, i njëjti pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është liruar.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar. Rasti vazhdon të trajtohet në gjendje te lirë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat