Ishte në arrati, paraqitet në polici i dyshuari për falsifikim dokumenti

Kronikë

Ishte në arrati, paraqitet në polici i dyshuari për falsifikim dokumenti

Më: 15 janar 2026 Në ora: 11:49
Policia

Një preson i cili ishte në arrati, është paraqitur në polici së bashku me avokaten e tij në Jarinjë.

Ai ka dërguar çelësin e kasafortës së sekuestruar më 28 tetor 2025 në Jarinjë, në të cilën gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me dy karikatorë dhe 50 fishekë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari kishte leje valide për armën.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet për falsifikim të dokumentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat