Katër të arrestuar në Malishevë pas sulmit ndaj policëve

Kronikë

Katër të arrestuar në Malishevë pas sulmit ndaj policëve

Më: 16 janar 2026 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Janë arrestuar katër persona në Malishevë nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes.

Si pasojë e lëndimeve të marra, dy zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat