Policia e Kosovës është njoftuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të një lëndimi në gishtin tregues të dorës, për të cilin dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Deçan, ku njësitë policore kanë kontaktuar me të lënduarin, mashkull kosovar, i cili ka deklaruar se është vetëplagosur.
Si prova materiale, policia ka sekuestruar një armë zjarri (revole) pa leje, si dhe një gëzhojë që dyshohet se i përket së njëjtës armë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, rasti mbetet nën hetime.