Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Kronikë

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Më: 18 janar 2026 Në ora: 10:01
Foto ilustruese

Dhuna në familje po vazhdon të jetë shqetësuese në vendin tonë.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje.  

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

·         Prishtinë/17.01.2026-16:15. Dyshohet se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

·         Gllogoc / 17.01.2026-19:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje nga i dyshuari mashkull kosovar është sulmuar fizikisht viktima femër kosovare me të cilin kanë bashkëjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë/ 17.01.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij f/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor pasi nuk kishte lëndime ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rahovec/17.01.2026-21:30.  Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovar (babë e djalë) njëri prej tyre nën ndikim të alkoolit,  janë sulmuar mes veti- nuk kanë pësuar lëndime të dukshme trupore. Të njëjtit me vendim të prokurorit  janë liruar në procedurë të rregullt.

Skenderaj / 17.01.2026-18:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje viktima f/k është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat